BOTA

Aksidentohet Presidenti i Ukrainës/ Një makinë përplaset me makinën e Zelenskyt dhe automjetet e shoqërimit. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e tij!

07:25 - 15.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , ka dalë me “pa lëndime serioze” nga një përplasje me makinë në Kiev të mërkurën.




Sipas një deklarate nga sekretari i shtypit i Presidentit, një makinë u përplas me makinën e Presidentit të Ukrainës dhe automjetet e shoqërimit.

Mjekët që shoqëronin Zelensky i dhanë ndihmë urgjente shoferit të makinës dhe e transferuan atë në një ambulancë, tha ajo.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze”, shtohet në deklaratë, raporton CNN.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Më herët të mërkurën, Zelensky vizitoi Iziumin e sapoçliruar në rajonin verilindor të Kharkiv, pesë ditë pasi forcat e vendit rimorën qytetin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.