AKTUALITET

Presidencialet në RMV/ Pendarovski pranon humbjen, uron kundërshtaren. Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

22:12 - 08.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për President, Stevo Pendarovski në një far forme ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundër kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së.




Ai gjithashtu ironizoi BDI-në, e cila ka bërë thirrje për bojkot.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Pendarovski.

Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët, deklaroi se fitorja, në radhë të parë nënkupton edhe përgjegjësi të madhe.

Ajo komentoi dhe bojkotin duke e cilësuar atë si presion politik e partiak.

“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.