BOTA

“Fuqia e Putinit po zbehet, por…”, mediat britanike për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Rusi: A është ky fillimi i fundit për vrasësin në Kremlin?

14:20 - 18.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus Vladimir Putin e ndërtoi diktaturën e tij mbi dy themele thelbësore: kontrollin e pamëshirshëm të kombit të tij, qoftë duke rrëmbyer pasuritë kombëtare me miqtë e tij apo duke heshtur zërat e disidentëve, dhe rikthimin e lavdisë ruse në prag të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.




Ai u paraqit si pasardhësi i ditëve moderne të Pjetrit të Madh, atij gjiganti të shekullit të 18-të që krijoi perandorinë ruse, ndërsa rehabilitoi figurën e Jozef Stalinin, i cili rriti represionin dhe i kushtonte një vëmendje të veçantë forcimit të forcave të armatosura.
Gjashtë nga 11 dekretet e para që Putin miratoi pasi u bë President në 2000 u fokusuan tek ushtria dhe që atëherë ai pothuajse ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes për të financuar politikën e tij të jashtme agresive.

Megjithatë, pavarësisht të gjithave, Putini po përballet me poshtërim në luftën në Ukrainë, referuar kundërofensivës së fundit të trupave të Zelenksyt.

Së pari, plani i tij për të marrë Kievin brenda pak ditësh u mposht. Tani ushtria e tij ka pësuar humbje të mëdha në Kharkiv, duke humbur 3000 milje katrorë të cilat janë tashmë të çliruara, në vetëm gjashtë ditë.

Ky është një moment kyç dhe ka një ndikim të madh moral si tek ushtarët e tij që demoralizohen tashmë edhe më shumë, ashtu edhe për iushtrinë ukrianase të cilët janë më shuëm ë motivuar të vijojn ëluftën për çlirimin e vendit. Rezultatet e kundërofensivës ukrainase ndikojnë edhe tek Perëndimi dhe politikat e tij, tashmë që kanë nisur efektet e para të krizës energjitike.

Pa çlirimit të një sërë zonave, kanë dal ënë pah edhe mizoritë e ushtrisë ruse, me zbulimin e dy varreve masive në qytetin e Izyumit, njëra me ushtarë dhe tjetra civilë. Disa kufoma janë të lidhura, duke treguar shenja ekzekutimi dhe torture. Ndërkohë që e gjithë bota ëhstë njohur me trimritë e një kombi që lufton si për mbijetesë ashtu edhe për kauzën e demokracisë në këtë përballje epike me diktaturën.

Ashtu si çdo pushtues, Putini përgjigjet me kërcënime. Ai paralajmëron për një përgjigje ‘më serioze’, e cila është rrëqethëse duke pasur parasysh rezervat e tij të armëve bërthamore dhe kimike – megjithëse kjo ka shumë të ngjarë të nënkuptojë më shumë sulme që synojnë infrastrukturën civile të Ukrainës, sesa një përdorim të vërtetë të armëve kimike.

Dhe ndërsa pretendon se ‘operacioni i tij special ushtarak’ do të vijojë, Putin lë të kuptohet se mund t’i duhet të mobilizojë më shumë forca duke thirrur rekrutët pasi ka parë humbje masive në njerëz dhe armatim.

Ukraina pretendon se pothuajse 25 për qind e trupave ruse janë vrarë, plagosur ose kapur, ndërsa dy të tretat e tankeve të Moskës dhe një e pesta e avionëve ushtarakë janë vënë jashtë aksionit. Vetëm një divizion humbi 90 tanke në tërheqjen urgjente të cilën ushtarët rusë u detyruan të bënin nga Izyum.

 

Megjithatë së fundmi po shihen lëvizje shpresëdhënëse në Rusi, me pakënaqësinë ndaj putinit që po rritet çdo ditë.

Zëra pakënaqësie po dëgjohen edhe papritmas edhe nga mbështetësit e tij më ekstremë, duke përfshirë nacionalistët e linjës së ashpër, drejtuesit që flasin në televizionin shtetëror.

Këta ish-aleatë të shqetësuar kanë frikë se kombi i tyre do të përballet me disfatë, kështu që ata e shtyjnë Presidentin rus të përshkallëzojë luftën, ndërsa fajësojnë udhëheqës të tjerë ushtarakë dhe politikë për ‘katastrofën’. Por disa politikanë të zgjedhur, përfshirë ata nga qyteti i lindjes së Putinit, Shën Petersburg, guxuan të mbështesin një deklaratë në fillim të këtij muaji që kërkonte dorëheqjen e tij.

Rusia po humbet, por nuk ka humbur ende. Fuqia e Putinit po pakësohet, por ai mbetet në krye të komandës. Ky është një moment i rrezikshëm në historinë botërore – dhe ne duhet të tregojmë të njëjtin guxim si ukrainasit në mbrojtjen e demokracisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.