Kryesore

“Durrsakët të shohin nga ndonjë kodër!”- Porti i ri i Durrësit, Berisha: Rama po ndërton 12,600 apartamente për klientelën e tij

20:21 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në Portin e Durrësit për të vjedhur.




Sipas Berishës, në të dyja rastet, shkelet çdo ligj dhe çdo akt ndërkombëtar i Shqipërisë.

Kryedemokrati e akuzoi po ashtu kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”

“Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me atë të dytën, kjo e portit janë siameze. Sepse të dyja shkelin çdo ligj, procedurë e çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar. Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugallet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.

Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju. Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare.

Ti që erdhe këtu e cicëron: a nuk deklaroi kryetari yt me qindra herë se portin do ta ndërtojë Emari? Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri? Kush? Edi Rama do të grabisë portin ekzistues, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me mundin, djersën e taksat e tyre. Ua them se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, kurse Rama merr Portin e Durrësit e ndërton 12,600 apartamente bashkë me klientelën e tij. Seleksionojnë qytetarët që hyjnë e dalin në plazh. Klientela e zengjinëve, durrsakët të dalin në ndonjë kodër që të shohin ç’po ndodh aty,” tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.