AKTUALITET

Nisin reshjet e borës në Korçë, “zbardhet” fshati turistik i Dardhës! Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht (VIDEO)

11:33 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e borës kanë filluar në zonat malore të Korçës këtë të diel, të cilat për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 metra.




Për momentin, reshjet kamë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve nisur edhe nga fakti që jemi në fundjavë dhe zona ka vizitorë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe kripë, pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.

Këshillohet që shoferët të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.