BOTA

Vriten 10 nxënës në Afganistan, plagosen dhjetëra të tjerë! Shpërthimi me bombë në një shkollë fetare, mund të ketë viktima të tjera

16:10 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 10 persona u vranë ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit.




Sipas BBC, shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan duke plagosur shumë persona.

Këto shifra janë konfirmuar nga talebanët, teksa numri i viktimave dyshohet të jetë më i lartë.

Deri më tani asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përsipër sulmin me bombë. Shpërthimi thuhet se ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga lutjet e xhematit dhe një mjek në spitalin lokal tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

“Të gjithë ata janë fëmijë dhe njerëz të zakonshëm”, citohet të ketë thënë një mjek nga AFP.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotua të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.

Ish-presidenti i Republikës Islamike të Afganistanit, Hamid Karzai, tha se shpërthimi ishte një “krim kundër njerëzimit” në një postim në Twitter dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.