LAJMI I FUNDIT

E trishtë/ Sporti shkodran në zi, ndahet nga jeta ish-administratori i Vllaznisë

15:24 - 24.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë për futbollin shkodran ka ardhur pasditen e djeshme, me ish-administratorin e Vllaznisë, Fatos Gjyrezi që është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.




Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk arriti dot ta mposhte.

Gjyrezi u emërua administrator i klubit shkodran në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në 2014.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e shoqatës së basketbollit, ndërkohë që ka kryer edhe funksionet të tjera të rëndësishme si nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës etj.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjyrezi.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.