SPORT

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Todi Janku

14:04 - 17.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë nga jeta në ditën e sotme në moshën 87-vjeçarë legjenda e boksit shqiptar, Theodhor (Todi) Janku. Ish-boksieri i famshëm i 17 Nëntorit, i cili njihet në botën e sportit me nofkën “Grushti i hekurt”, ndërroi jetë për shkaqe natyrale.




Todi Janku

Ai pati një karrierë mbresëlënëse në këtë sport duke arritur kulmin e tij në vitet ’50-’60. Në atë kohë ai arriti të shpallej kampion i vendit për 12 vjet radhazi. Për arritjet e tij në boks, Janku është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Stafi i “Panorama Sport” shpreh ngushëllime për familjen dhe të afërmit e ish-boksierit të njohur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.