SPORT

Kukësi, shpërthen Gjici: Tifozët e Partizanit, të droguar

12:30 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen ndaj Partizanit. E kur kanë kaluar tre ditë nga kjo ndeshje, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka komentuar ndeshjen ndaj “demave të kuq”, duke sqaruar edhe zhurmën e madhe, të krijuar nga incidentet e ndodhura mes tifozëve. Ai e ka cilësuar sfidën me Partizanin si superndeshje, ndonëse sipas tij, nuk prodhoi fitues. “Ishte një superndeshje, për të mos thënë më e bukura e kampionatit shqiptar për këtë sezon, edhe pse nuk prodhoi fitues dhe ndodhi ai incident me tifozët. Tifozët e Partizanit nuk ishin korrekt. Kjo nuk është hera e parë që ata veprojnë kështu në Kukës. Ndoshta shikojnë që ekipi i tyre nuk fiton dot në fushë, duke shkaktuar kështu rrëmuja në stadium. Kjo nuk i ka hije një klubi si Partizani. Ishin pikërisht tifozët e kuq që e nisën sherrin, por që mund të jenë provokuar. Për këtë, nuk kam dijeni”, – ka thënë Gjici. Faktit që klubi i kuq ka nxjerr një video, ku duken sendet që vijnë nga jashtë stadiumit në drejtim të tifozëve, numri një i klubit kuksian, tha: “Videot që mund të nxjerrin edhe mund t’i shpikin, nuk është çudi. Mund të them që masat organizative ishin në lartësinë e duhur nga klubi ynë. Hyrja ishte pa biletë, ndaj dhe kishin ardhur kaq shumë tifozë të Partizanit. Ju them se edhe vetë drejtuesit e kuq u habitën se si ka mundësi që fansat e tyre të bëjnë të tilla sherre? Madje, ata aluduan për 10-15 vetë që pinë drogë dhe nuk dinë çfarë bëjnë më pas. Tifozë të tillë nuk duhet të jenë në stadium”, – ka thënë Gjici për “Panorama Sport”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.