Tech

Shoferi ndal autobusin për “Vetingun”, Rama shpërndan videon e GSH.al

17:33 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një video ka ardhur mëngjesin e sotëm në redaksinë e GSH.al. Shoferi i një autobusi në Vlorë ka ndaluar udhëtimin e tij, për të firmosur në mes të qytetit për “Vetingun”. Mesa duket video e publikuar ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Rama, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook. “Rroftë shoferi na Vlora”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Por si në çdo postim të tijin, kreu i qeverisë ka replikuar me komentuesit. “Ai shoferi duket më tepër si gansterr i ’97 sesa qytetar që mendon për vendin e tij. Do të ishte më e denjë ta firmoste “Vetingun” mbas ose para orarit të punës dhe ta ndalojë autobusin në stacion, pa krijuar probleme në qarkullimin e makinave dhe pa shqetësuar qytetarët që udhëtojnë. Ky post nuk është i duhuri për të treguar se “Vetingu” është i rëndësishëm,ka të tjera mënyra pavarësisht se shqiptarët ja dinë rëndësinë tashmë”, i ka komentuar një nga ndjekësit.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e Ramës, i cili në fund nuk ka harruar ta këshillojë komentuesit që edhe ai të votonte për “Vetingun”, pavarsisht kohës apo vendit. “Albion e para mos përgojo një burrë që mund të ishte babait yt dhe që jeton me punë të ndershme, sepse gansterrat (dhe mësoje ta shkruash tamam këtë fjalë) janë tjetër soj! E dyta mos u shqetëso për qarkullimin se në rast nevoje shoferi mund ta ndalojë autobusin dhe ky është një rast i tillë edhe shumë simbolikisht e atij bravo i qoftë që e ka bërë! Dhe e treta firmose edhe ti peticionin para apo mbas shkollës ose punës nuk ka pikë rëndësie, po firmose ama”, i është përgjigjur kryeministri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.