Intervista

Shpat Kasapi: Mamaja ime deputete e Zaevit, kam shijuar privilegjet

17:49 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Gerilina KODHELI

Joshës, i talentuar, i ndjeshëm dhe simpatik, Shpat Kasapi është një ndër meshkujt më të adhuruar në trojet shqiptare. Këngëtari numëron qindra mijëra fanse femra që do bënin çdo gjë për të, por pavarësisht kësaj vazhdon të jetë single. Dhe kjo, duhet thënë se na ka bërë paksa konfuz pas deklaratave të fundit të Shpatit, i cili pak ditë më parë premtoi publikisht se do të na prezantonte të dashurën e tij të re. Një foto ku dukej se po puthej me një vajzë nuk linte shumë vend për dyshime, megjithatë me gjasa nuk “kemi parë mirë”, sepse artisti rrëfen se ende nuk e ka gjetur dashurinë. Por çfarë ka ndodhur në kaq pak ditë? Në këtë intervistë për “Bluetooth” të “GSH”, Shpat Kasapi na tregon të vërtetën, e gjithashtu i jep një përgjigje pikante Arian Çanit që aludoi për seksualitetin e tij. Për ata që ende nuk e dinë, mamaja e këngëtarit nga Shkupi, Gjylymser Kasapi është zgjedhur deputete e parlamentit të Maqedonisë në zgjedhjet e fundit. Se cilat janë favoret që merr Shpati nga ky fakt, na i zbulon në këtë intervistë.

Si ndjehesh në “Your Face Sound Familiar”?

Ndjehem shumë mirë, shkojmë shumë mirë të gjithë dhe nuk ka xhelozi ndaj njëri-tjetrit dhe kjo ka shumë rëndësi. Nuk kemi kritika të ashpra sepse kritika duhet ndonjëherë, sepse është spektakël, është shoë.

Të hënën që lamë pas ishim të bindur se në skenë u ngjit Bujar Qamili. E ke interpretuar në mënyrë të përkryer. Të ka telefonuar këngëtari, ke pasur reagim prej tij?

Jo, nuk më ka kontaktuar.

Cilin artist do interpretosh këtë javë?

Do bëj “Twist again”, nga Chubby Checker. Është një këngë që të gjithë e njihni.

Je i frikësuar nga mendimi se javë pas jave duhet të veshësh “kostumin” e dikujt tjetër?

Jo, përkundrazi! Jam i gëzuar që dal nga vetja ndonjëherë sepse ky është spektakli, është formati i tillë.

Cili do doje të mos ishe kurrë, apo që e ke të pamundur të imitosh?

Nuk e di, ndoshta Michael Jackson, sepse ai duhet të imitohet fiks.

Shpat, mamaja juaj është tashmë deputete në Parlamentin e Maqedonisë. Ke favore për këtë shkak?

Po, mamaja më ka dhënë gjithmonë favore, sidomos tani që është deputete. Normalisht ka privilegjet e saj…

Ti si ndjehesh për këtë?

Shumë mirë.

Të duket se përfiton paksa nga situata?

Jo, ajo e meriton, nuk është diçka që nuk e ka dëshmuar. Votat e kanë dëshmuar cilësinë dhe vlerën e saj.

Gjatë ditëve të fundit kemi lexuar në media lajmin “Vritet Shpat Kasapi në Tiranë”. Çfarë ka ndodhur? U shqetësuan familjarët e tu?

Ka qenë pjesë e filmit që po bëj me Drilon Hoxhaj, i cili është regjisor dhe producent. Lajmi ka bërë bujë, e di, por familja nuk është shqetësuar. Ata e dinin që bëhet fjalë për skenën e filmit ku interpretoj.

Vjen në rolin e një krimineli. Sa mafioz ndjehesh?

Po e vërtetë, unë kam një rol pak negativ, të kriminelit prepotent.  Do e ndiqni filmin që besoj se do dalë në qershor. Do jetë një film interesant, që tregon ngjarjen që ndodhin në Shqipëri.

Ke krijuar imazhin e një djali të butë dhe të sjellshëm, si arrite të bëheshe “kriminel”?

Ai karakter më shkon mua dhe këtë ma kanë thënë shumë artistë.

Të pëlqen jeta në Tiranë?

Po, më pëlqen shumë.

Ke menduar ndonjëherë të transferohesh dhe të jetosh këtu?

E kam menduar, por shtëpine dhe familjen e kam në Maqedoni dhe kjo më tërheq më shumë atje. Tiranën e dua shumë, kam krijuar shoqërinë time këtu dhe ndjehem shumë mirë.

I ke ndjekur zhvillimet politike në Maqedoni? Çfarë mendon?

Zaev është kryetari i partisë sonë dhe duhet t’i jepet mandati. Sipas kushtetutës atij duhet t’i jepet mandati sepse ka 67 firma tashmë. Mendoj se e meriton.

Shpat, mamaja juaj është deputete e LSDM-së, një partie maqedonase dhe jo shqiptare dhe është kritikuar për këtë…?

Nuk ka të bëj aspak. Ajo është një parti brenda shtetit tonë dhe nëna ime përfaqëson shqiptarët aty, platformën tonë.

Shpat, në rrjetet sociale ke thënë që je i dashuruar. Është e vërtetë?

Jo, nuk jam i dashuruar.

Megjithatë në profilet e tua kemi parë foton tënde bashkë me një femër dhe zemrat në mes…

Jo, nuk ka… Ishte shaka, lojë.

Pas performancës së parë në “Your Face”, ku solle Ricky Martin, dukej se komentet e Arian Çanit për homoseksualitetin e tij të vendosën në siklet?

Po Çani duket se është xheloz dhe merret me homoseksualitetin e të tjerëve, gjë që unë nuk e kam. Prirjet e mia i kanë dëshmuar femrat, jo unë. Po ndoshta është xheloz.

Shpat, ish e dashura jote të komenton shpesh në media me deklarata jo shumë të këndshme. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Nuk dua të merrem aspak me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.