Media

Ndërron jetë Muhamet Malo, pronari i “Telesport”

17:15 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Biznesmeni i njohur, Muhamet Malo është ndarë sot nga jeta. Mësohet se Malo vuante nga një sëmundje e rëndë. Malo është i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e lojërave të fatit ndërsa ai ngrit të parën kompani të basteve në Shqipëri, Eurolloto, më pas njihet edhe si aksioner në disa biznese. Ai ishte pronar i “TeleSport”.

Jetëshkrimi

Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë. Ai e kaloi fëmijërinë dhe vendlindje ku mbaroi shkollën fillore. Më pas ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë Josif Pashko. Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.

Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.

Malo ka një background të gjërë punë  në fusha të ndryshme. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.