SPORT

Sarri i Napolit: Presioni është mbi Realin e Madridit

17:30 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, pret ndeshje të vështirë të martën mbrëma ndaj Real Madridit. Për t’u kualifikuar në fazën tjetër, ekipi italian duhet të fitojë 2:0 ndaj atij spanjoll, pas humbjes 3:1 në Santiago Bernabeu.

Sarri mendon se do të jetë pothuajse e pamundur kundër një ekipi si Real Madridi, që ka shënuar të paktën një gol për 44 ndeshje me radhë, por tha se do të luftojnë deri në sekondën e fundit të ndeshjes dhe do t’i shkaktojnë shumë probleme atyre.

“Presioni është mbi Real Madridin.  Ata janë kampionët e botës dhe janë të obliguar që të fitojnë”, tha fillimisht Sarri.

“Duket e pamundur t’i ndalim ata, që kanë shënuar gol për 44 ndeshje me radhë, por mund t’ia vështirësojmë natën atyre”, shtoi ai.

“Ndeshja do të jetë e vështirë, për shkak të skuadrës që ka Reali. Gjëja më e rëndësishme është që të fokusohemi në mbrojtje, pavarësisht se duhet të fitojmë. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje, pasi do të jetë e vështirë t’i ndalim ata”, theksoi Sarri.

“Ne do ti kemi shanset tona. Në ndeshje të tilla, nuk mund të mendoni sa raste do ti kemi, por t’i konkretizoni ato që i keni”, shtoi trajneri i Napolit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.