Media

Gazetari i dhunuar: Dje isha unë, nesër do jesh ti… (dhe një reagim nga OSBE-ja)

10:41 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“”Statusi i GAZETARIT!”, vetëm ai na mbron të gjithëve”, kështu e nis një postim të sotëm, gazetari Elvi Fundo. Ja çfarë shkruan ai:

STATUSI I GAZETARIT

VETEM AI NA MBRON TE GJITHEVE. NGA KEIMI DHE PRONARET E MEDIAVE TE KRIMIT DHE DROGES APO PENGRAMRJES SE MEDIAS.

VETEM ME STATUS gazetarët nuk do hidhen në rruge e perdoren siç duan pronaret.
Vetem keshtu mund te ndalet edhe krimi ndaj të gjithëe GAZETAREVE. Unë isha nje rast, dje isha unë neser e ka rradhe njëe prej jush”.

Ndërkohë, sot ka reaguar edhe OSBE-ja për rrahjen e Elvi Fundos nga 2 të panjohur.

08.03.2017 Gazetari Elvi Fundo është goditur ditën e sotme nga dy persona të paidentifikuar nga policia, një ngjarje e rëndë kjo, e cila në fakt nuk është një rast i shkëputur.

Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.

“Dy persona më sulmuan nga pas me mjete te forta afer zyres ne ore 10 e 30. Duke me shkaktuar disa plagosje. Flm te gjitheve për mbeshtetjen dhe kurajon.  Nuk besoj qe është sulm politik por veper e krimit te financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogen.

Inkurajoj dhe mbeshtes Policine e Shtetit per zbardhjen e ngjarjes. Ju lutem mos beni politike me sulmin banditesk ndaj meje. Republika e vjeter dhe e re mos mbrojne bandite me pseudonime dhe trafikante ne media… As pole qe kercejne tek Rilindja dhe ju behet serenate nga PD”, shkruajti në darkë Fundo në “Facebook”.

TE GJITHA REAGIMET PER NGJARJEN  

DEKLARATA E PD

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo. Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjesimin e fjalës së lirë. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo.

REAGIMI I AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA shpreh shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Elvi Fundo dhe apelon autoritetet që të gjejnë sa më pare autorët.

AMA po përcjell me shqetësim njoftimet se ditën e mërkurë, 08.03.2017, është goditur brutalisht nga persona tani për tani të panjohur drejtuesi i Radio Best dhe platformës online CityNeës.al, gazetari Elvi Fundo, në një zonë të populluar të qytetit të Tiranës.

Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë. Fundo prej vitesh është i angazhuar në transmetimet radiofonike, si dhe njihet si një gazetar kritik ndaj zhvillimeve në vend.

Goditja në publik e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm për demokracinë. Apelojmë për autoritet e rendit dhe të sigurisë që të bëjnë gjithçka për zbulimin sa më parë të autorëve dhe rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë.

Ky do të ishte sinjali më i mirë për funksionimin e shtetit ligjor, për të mbrojtur median e lirë me çdo çmim dhe njëkohësisht për t’i demotivuar dhe sprapsur shkelësit e ligjit.

SOLIDARITET ME GAZETARIN ELVI FUNDO
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e ushtruar sot ndaj gazetarit Elvi Fundo.
Duke I uruar rikuperim të shpejtë kolegut Fundo, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë I bën thirrje policisë që të zbardhë sa më shpejt këtë akt barbar. Autorët duhet të vendosen para ligjit e të marrin dënimin e merituar. 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.