Kryesore

Saimir Tahiri jep dorëheqjen tek Rama, drekon me krerët e policisë. Arsyet e largimit

13:46 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha dorëheqjen sot pas një takimi me Edi Ramën në ambientet e kryeministrisë. Kjo lëvizje e sforcuar shihet si një tentativë e kryeministrit Rama për të ulur tensionet politike në vend pas protestës së opozitës dhe pakënaqësisë së aleatit kryesor, LSI-së ndaj punës së ministrit.

Pas drekës, Saimir Tahiri ka drekuar me disa nga drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Ervin Hodaj.

Tahiri ka qenë në qendër të akuzave të opozitës si përgjegjës për kanabizimin e vendit, por gjithashtu edhe të aleatit kryesor të PS-së, LSI-së. Ky largim mund të pasojë me një rikompozim të plotë të kabinetit, gjë për të cilën kryeministri Rama fill pas kthimit nga Berlini është duke biseduar me aktorët dhe faktorët politikë në vend.

– Kush e ka kërkuar largimin e Tahirit? Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka një ide. Për më shumë lexoni KETU.

– Dritan Zagani, ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier dhe ish-shef hetimi në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, ngriti akuzën se trafiku i drogës po bëhej me makinën personale të Saimir Tahirit. Për të lexuar rrëfimin e Dritan Zaganit, klikoni KETU.

– Drejtori i CIA-s, John Brennan, ishte në Tiranë në fund të dhjetorit të kaluar dhe ai i takoi të gjithë krerët e shtetit, madje edhe Haki Çakon, vetëm Saimir Tahirin jo. Për më shumë, lexoni KETU.

QENDRIMI I OPOZITES

Opozita shqiptare e ka akuzuar prej kohësh ministrin e Brendshëm se ka ndihmuar në arratisjen e Klement Balilit. Që në maj të 2016, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe policia i dha kohë Klement Balilit të arratisej.

“Për 3 ditë me rradhë Tahiri u mundua të bindte qytetarët se Klement Balilaj ortak në trafikun e drogës i vëllezerve Habilaj kushërinj të ministrit të Brendshëm është i pafajshëm edhe pse CNN e cilësonte si Eskobari i Ballkanit. Dhe pikërisht arratisja e tij vjen pas pamundësisë së Saimir Tahirit për t’i pastruar dosjen sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke”, shkruante në FB, Lulzim Basha.

Opozita e ka akuzuar gjithashtu Saimir Tahirin si një nga përgjegjësit kryesorë për kanabizimin e Shqipërisë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.