![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 46-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi në automjetin e tij u gjetën 42.5 kg kanabis. Mësohet se shtetasi, Ilia Papajani, 46 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Levani”. Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative nga blutë e Fierit, që ka çuar menjëherë në arrestimin e 46-vjeçarit. Pas verifikimit të tyre, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “Touareg” me targa AA 789 JI, në bagazh u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kannabis sattiva, e ndarë në 10 pako. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5 aparate të ndryshme celulari, si dhe mjeti “Touareg” me targa AA 789 JI.