20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 13 mars 1997

06:00 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Protesta nga Berati në Kuçovë
Gjimnazistët e Beratit dhe të Kucovës kanë lënë dje oret e mesimt. “Bashkohemi me protestat e Vlorës dhe Gjikokastrës” ka qenë parrulla e tyre e heshtur. Kështu rreth 50 nxënës të gjimnazit “24 Maji” kanë lënë mësimin duke qëndruar në oborrin e shkollës nga ora 08:00 deri në 10:00. Me gjithë përpjekjet e mësueseve ata nuk u kthyen nëpër klasa. “Nuk e duam mësim deri sa qeveria t’i zgjidhë kërkesat e vëllezërve tanë në Vlorë e Gjirokastër. Gjithashtu dhe nxënësit e gjimnazit të kuçovës kanë lënë dje mësimin duke protestuar në oborrin e gjimnazit. Po nga Kuçova është nisur për madmediat një deklaratë proteste nga një grup prindërish të cilët mbështesnin të gjithë protestuesit paqësore nëpër Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.