![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gazetari investigativ i “News 24” Artan Hoxha ka komentuar ndryshimet në qeveri duke i quajtur pazar kokë për kokë mes koalicionit. Hoxha ka thënë se është në dijeni të faktit se Tahiri ka dërguar dosje implikuese të Metës në ambasadën e SHBA-së.
Hoxha ka krijuar pak a shumë një skenar të shkurtër rreth asaj që ka ndodhur mes Ramës dhe Metës, duke iu referuar dhe Ramës me “unë” dhe Metës me “ti”. Më poshtë, statusi i plotë i Artan Hoxhës.
“Ja pra qe pazari eshte bere koke per koke,….
Ti do te heq Manjanin se te grric nervat, une te vendos Vasilin qe te shkruan letrat per “sqarimin e vetingut” ….
Ti do te heq Tahirin se te ben nervat kacurrel, e te dergon dosjet per “lidhje” me narkotrafikantet ne ambasaden e Lu-se, une te vendos Xhafen qe ta heq “hem dashurine, hem qetesine”, dhe ambasada e Lu-se e ka me sy te mire…
Keli mos na zhgenje, e di vet ti c’te pret po te kapen (keshille nga nje mik qe do te jesh shendosh e mire pavarsisht vendit ku ndodhesh)”.
Ndërkohë, Artan Hoxha shkruajti dje se Edi Rama ështe filmuar tek “Santa Quaranta” e Klement Balilit.
Për më shumë, lexoni KETU.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.