20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 14 mars 1997

06:00 - 14.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.




Si sot në vitin 1997 14 mars
Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës. Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë mbrojnë kryeqytetin dhe Presidentin e tyre.
Sulmohet presidenca nga grupe të armatosura. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë. Në Korçë armatosen edhe fëmijët, ndërkohë dy tanke të rebelëve patrullojnë qytetin.
Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se “Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44”. Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombësve të vet për gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.