POLITIKË

Gjylameti: Ne jemi lokomotiva, të tjerë vagonë. Reagon Mesila Doda: Delirantë dhe arrogantë

09:57 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila duke folur për koalicionin, ironizoi LSI-në, duke e quajtur vagon, që vjen pas lokomotivës, ku sipas saj është PS, ka reaguar ashpër kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda. Në një status në rrjetin social “Facebook”, ajo e ka quajtur këtë deklaratë si delirante, arrogante dhe marksiste.

Ja postimi i plotë i Mesila Dodës në “Facebook”

Lokomotivat, partitë dhe arroganca…

Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.
Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike. Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur. Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit. Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete… gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.
Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri. #refuzoj demokraturën

Çfarë tha Gjylameti

Blerina Gjylameti, deputetja e Partisë Socialiste, ka pranuar se brenda maxhorancës ekzistojnë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS deklaroi se debatet vlejnë kur kanë argumente, duke shtuar se lokomotiva kryesore e koalicionit është PS-ja, ndërsa partitë e tjera që e ndjekin pas janë vagonë të saj.

“Koalicioni po funksionon siç ka funksionuar gjithmonë, ka debate, ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara, por çdo debat, në momentin kur është me argumente të forta, vlen për diçka në fund. Por edhe brenda koalicionit jemi konkurrentë me njëri-tjetrin. Sa më shumë të punohet, aq më e fortë është partia që kryeson.

Ne jemi një parti lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë me vagonët që i bashkëngjiten. PS është forca e vetme transformuese dhe forca e vetme udhëheqëse, ndërsa të gjithë të tjerët i bashkëngjiten. Një parti e madhe për t’u bërë më e madhe e ka pak më të vështirë, një parti më e vogël për t’u bërë pak më e madhe e ka më të lehtë”, – ka theksuar Gjylameti për “Report TV”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.