SPORT

Prapaskena/ Skenderbeu dhe Kukësi, premio të dyfishtë Korabit për të ndalur Partizanin

07:44 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Partizani nuk e ka pasur të lehtë të fitojë ndaj Korabit, jo për shkak të nënvlerësimit të kundërshtarit, por nga karikimi që kishin dibranët për këtë takim.

Para ndeshjes u mësua se lojtarëve të Korabit u ishte premtuar premio nga dy rivalët e Partizanit, Kukësi dhe Skënderbeu, në rast se ata do të arrinin që të shmangnin humbjen ndaj të kuqve. Por dibranët nuk arritën që ta merrnin premion e premtuar, pasi në fund Partizani fitoi 2-0.

Një praktiktë e tillë është e njohur jo vetëm në futbollin shqiptar por edhe në atë botëror. Me luftën për titullin kampion gjithnjë edhe më të ashpër, fenomeni i premiove për ekipet që janë jashtë objektivave pritet të vazhdojë deri në fund të këtij kampionati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.