SPORT

Filmimi nga tribunat, ja kush e ndërpreu ndeshjen Shqiperi-Itali

10:03 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tymueset në fushën e stadiumit të Palermos u hodhën nga Plisat, tifo-grupi që është treguar i papërmbajtshëm gjatë ndeshjes me Italinë. Në videon më poshtë tregohen filmimet e bëra nga vetë tifozët, pikërisht në zonën nga ku u hodhën shashkat, që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

plisat ne Palermo by gazetashqiptare2017
Në minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes me Italinë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, vazhdimi i lojës u bë i pamundur për shkak të tymit në fushë. Pas ankesave të lojtarëve italianë, arbitri mori topin dhe u fut në ambjentet brenda stadiumit. Situata në fushë ishte kaotike për shkak të tymueseve që u hodhën nga tifozët shqiptarë.

ndeshja nderpritet by gazetashqiptare2017

Një steward është plagosur lehtë nga shashkat e hedhura nga tifozët shqiptarë, raportojnë mediat italiane. Në videon më poshtë duket se flakadanët janë ndezur jo vetëm në sektorin ku qëndronin Plisat, por edhe tifo-grupe të tjera shqiptare.

Tymueset u hodhën nga ajo zonë e stadiumit ku qëndronin Plisat, duke provokuar ndërprerjen e ndeshjes. Në pushimin që zgjati pak minuta, De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli u afruan për t’i bërë thirrje tifozëve të qetësohen.