Media

Gazetari Bledian Koka: Kryeministri Rama po zhvendos sendet personale nga zyra

18:30 - 26.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari Bledian Koka ka postuar një status në rrjetin e tij sipas të cilit, kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve personale nga zyra e tij në Kryeministri dhe në një ambjentet e një biznesi privat pranë selisë së qeverisë. Sipas gazetarit, kjo tregon qartë se Edi Rama ka vendosur t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike duke bërë kështu lëshimin e dytë ndaj kërkesave të opozitës e cila prej 38 ditësh është ngujuar në çadrën e protestës para kryeministrisë me një kërkesë të vetme, qeverinë teknike.

Sipas gazetarit Rama i ka thënë stafit të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme ndërsa, vendimi është materializuar edhe pas arritjes së një marrëveshje paraprake me aleatin në bashkëqeverisje Ilir Meta. Mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i rradhës i kryeministrit i cili mesa duket e ka kuptuar se po shkonte drejt një rruge qorre ndërsa ishte i bindur të futej në zgjedhje më 18 Qershor edhe pa opozitën.

Postimi i plotë i gazetarit Bledian Koka

“Bishti diku ndër shalë… Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Rama i ka shpejguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty.

Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt. Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi. Presioni i opozitës i dha frutet e veta, dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë… p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.