![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mbledhja e grupit parlamentar të PS u drejtua ditën e sotme nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili është nisur për një vizitë zyrtare në Francë.
Ruçi ka qenë shumë i rrepte dhe i prerë duke i dhëne udhëzimet deputeteve te PS ku, këtë javë nuk duhet te dalin për udhëtime jashtë vendit.
Urdhri i Gramoz Ruçit vjen pasi të enjten pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi, Ruçi ka dashur t’i paraprijë rrezikut të mungesave të votave.
Qysh pas bojkotit të opozitës dhe përplasjet me LSI, kjo është hera e dytë që Ruçi u kërkon diçka të tillë grupit parlamentar të PS.
Shfaq Komentet (0)