Speciale

Vendimi/ Vajza jashtë martese e Vehbi Veliajt merr 1/5 e pasurisë

22:17 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Tiranes ka pranuar kërkesën e një shtetasje suedeze për ta njohur si trashëgimtare të biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj. Bëhet fjalë për Anna Nordstrom, e ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore e biznesmenit.

Pas një beteje gjyqësore të nisur mes Nordstrom dhe familjes së biznesmenit në Shqipëri që në vitin 2011, dje gjykata e njohu atë ligjërisht si të bijën e biznesmenit, shkruan “Panorama”.

Në të njëjtin vendim gjykata e ka ligjëruar atë si trashëgimtarë te 1/5-ës të pasurisë së biznesmenit Veliaj.

Përballja ligjore e Nordstrom për t’u njohur si trashëgimtare e Veliajt ka nisur shtatë vite më parë.

Ajo iu drejtua gjykatës me një padi për “njohjen si trashëgimtare ligjore të radhës së parë të trashëgimlënësit V.Velija dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.