20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 28 mars 1997

07:00 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.




Si sot në 28 Mars 1997

Deklarata e një dite më parë e Bashkim Gazidedes hidhet poshtë nga vetë Partia Demokratike e cila deklaron se marrëdhëniet midis popujve grekë dhe shqiptarë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se grupet ekstremiste greke nuk mund të përfaqësojnë gjithë popullin grek.  Ndërkohë në Kurbin vriten 3 persona në rrethana të ndryshme.

Trazirat e marsit 1997, në Shqipëri, ishin një komplot ndërkombëtar për ndarjen e vendit, ku morën pjesë shovinistët grekë, lobet e tyre në SHBA, këshilltarë të administratës së z. Klinton. Këtë përfundim nxirrte interpelanca e Bashkim Gazidedes, në Parlament. Ndonëse ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti, pas krijimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Gazidede vijonte të ishte kryetar i SHIK-ut, derisa të shqyrtohej çështja e dorëheqjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.