Media

Alfred Peza: Të vetëm në zgjedhje? Kurrë mos thuaj kurrë, LSI po bën kalkulimet e veta

19:23 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”,deputeti Alfred Peza, komentoi aktualitetin politik në vend. Peza gjatë intervistës së tij u shpreh se PS e ka shprehur qëndrimin e saj të hapur gjatë këtyre kohëve për të firmosur sërish marrëveshjen me LSI, e cila u bë më 1 prill të 2013-ës. “Ka dy qëndrime; një me deklarim dhe një me mosdeklarim nga dy palët kryesore, nga PS dhe LSI. PS është shprehur hapur, qartë dhe prej kohësh në lidhje me këtë gjë.

Ndërkohë që LSI nuk ka një deklaratë të qartë dhe të prerë në lidhje me koalicionin, është e mirëkuptueshme për aq kohë sa një parti bën kalkulimet e veta. Nuk është sekret që tashmë LSI me qëndrimet e liderëve të saj dhe ministrave apo aktorëve të tjerë më pak apo shumë të rëndësishëm është shprehur për një lloj protagonizmi më të madh në zgjedhje, deri në daljen e saj e vetme në zgjedhje. Kjo është krejt normale. Informacioni im është se ajo çfarë ndodh në jetën fizike, ndodh dhe në jetën metafizike. Ka një boshllëk në terren, ku elektorati është fokusuar tek PS. PD ka një boshllëk dhe partitë e tjera politike po e shfrytëzojnë këtë terren”, tha Peza.

I pyetur për faktin nëse brenda PS ka zëra që kundërshtojnë bashkëpunimin për këto zgjedhje me LSI. Deputeti i majtë u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë zë zyrtar kundër këtij bashkëpunimi. Por lë të hapur dhe opsionin tjetër që PS mund të dalë e vetme në zgjedhje, pasi kujton shprehjen ‘Kurrë mos thuaj kurrë’. “Nuk kam dëgjuar në zë të tillë kundër koalicionit. Zyrtarisht në asnjë rast nuk është diskutuar brenda PS për ndarje. Në politikë është akoma thënia: Kurrë mos thuaj kurrë. Si e tillë nuk do thotë se ka lajm që ne po mendojmë këtë apo atë. Ditën e diel lançohet dhe Kongresi Elektoral.”, pohoi Peza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.