Speciale

Borchardt i OSBE “korrigjon” veten: Lufta anti-hashash, sukses! (lexo 2 qëndrimet)

17:00 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak javë më parë, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt bëri një deklaratë mjaft të fortë për çështjen e hashashit në Shqipëri. Duke folur në një intervistë për “Tonight” të Ilva Tares, Borchardt tha praktikisht se në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro të pista nga droga, të cilat mund të rrezikojnë zgjedhjet në Shqipëri. Ai tha shprehimisht se me këto para “mund të blihen deputetë”. Ky qëndrim e nxorri zbuluar qeverinë dhe i dha ‘kredo’ alarmit të opozitës për kanabizimin e Shqipërisë.

Qëndrimi i Borchardt u rimor nga shumë media dhe bëri aq bujë sa e detyroi prezencën e OSBE-së të bëjë një deklaratë ridimensionuar ku vlerësonte luftën që qeveria po bënte ndaj hashashit, sukseset e arritura e të tjera si këto.

Ambasadori i OSBE-së mbajti sot pak a shumë të njëjtim qëndrim. Ai tha se që nga 2014 (vini re: qeveria Rama) kanabisi po luftohet në mënyrë shumë më intensive. Por gjithashtu pranon se vjet, pra më 2016, u shkatërruar 2.5 milionë bimë kanabis.

Për të kuptuar se si ka evoluar qëndrimi i OSBE-së për çështjen e kanabisit GSH.al po ju sjell “bruto” dy deklaratat e ambasadorit Borchardt, atë tek Ilva Tare dhe deklaratën e sotme që u artikulua me rastin e 20-vjetorit të Prezencës në Shqipëri.

 

DEKLARATA ME 22 SHKURT 2017

“Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme.  Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje. Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara.

 

DEKLARATA SOT, ME 27 SHKURT 2017

“Ajo që ka ndryshuar sot është që politika dhe shoqëria diskutojnë për kanabisin, dhe që nga viti 2014, policia po e lufton në mënyrë shumë më intensive. Ky është një zhvillim pozitiv. Plantacionet e Lazaratit u shkatërruan në vitin 2014. Vitin e kaluar policia shkatërroi 2,5 milionë bimë kanabis. Ky është sukses – këto bimë do të kishin prodhuar sasi tejet të mëdha marijuane. Por kapjet e vazhdueshme të marijuanës dhe hashashit tregojnë që problemi nuk është zgjidhur. Qeveria ka hartuar një plan veprimi për të luftuar kanabisin, Prezenca e OSBE-së ishte e ftuar për të kontribuuar në këtë plan dhe e dha kontributin e saj. Ne e nxitim qeverinë që të zbatojë këtë plan veprimi me energji”.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.