AKTUALITET

Çako-policëve: Masa të ashpra, deklaroni brenda 15 prillit a kultivoni kanabis

15:26 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Masat të ashpra do të merren për policët që do të kultivojnë drogë. Kështu është shprehur por njëkohësisht edhe duke paralajmëruar drejtori i Policia së Shtetit, Haki Çako ku shtoi gjithashtu  se punonjësit e policisë brenda datës 15 prill duhet të deklarojnë se nuk kultivojnë kanabis as ata as familjarët e tyre.

Nga qyteti i Durrësit Çako theksoi se vetëdeklarimet do dorëzohen në komisariatet e policisë.

“Policët të deklarojnë se nuk do të kultivojnë kanabis. Policët do dorëzojnë vetëdeklarime brenda 15 prillit. Vetë deklarimet do dorëzohen në komisariatet e policisë. Policët të sigurojnë se as familja s’do merret me kanabis. Masa të ashpra për policët që do kultivojnë kanabis”, tha Çako.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.