AKTUALITET

Itali/ 6 kg kokainë e 158 kg kanabis, ja çfarë e ‘tradhëtoi’ shqiptarin

21:08 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka qenë nervozizmi ai që e ka tradhëtuar 34 vjeçarin shqiptar në Itali, gjatë një kontrolli të rastësishëm nga policia. A.L ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Ford Focus, drejt Bergamos, teksa i është gjendur 25 kilogramë marijuanë në makinë dhe 133 kg lëndë të tjera narkotike në garazh.   Dyshimet e efektivëve të policisë u shtuan pasi shqiptari shfaqi nervozizëm në momentin që i kërkuan dokumentet.

Teksa pyetej për ngarkesën, mbeti i “mpirë” por nuk vonoi ta pranojë se ishte hashash. Pas kontrollit në banesë nuk u gjet asgjë, por policia vijoi kërkimet. Pasi gjetën një çelës në shtëpi rreth 1 kilometër larg banesës efektivët lokalizuan një garazh ku shqiptari kishte fshehur 6 kilogramë kokainë, 84 kilogramë hashash dhe 43 kilogramë marijuanë. 34­vjeçarin e në qelitë e paraburgimit në Bergamo ku do të presë masën e sigurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.