AKTUALITET

Prokuroria apelon çështjen për Marinajn, shtyhet seanca për Mark Frrokun

14:14 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej seanca gjyqësore për ish-deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, por kjo u shty për një ditë tjetër. Avokati i Frrokut theksoi se i duhet më shumë kohë për mbrojtjen e klientit të tij.

Ndërkohë që prokuroria ka apeluar çështjen për Kristian Marinajn, i cili akuzohet se bashkëpunoi me ish-deputetin Mark Frrokun për vrasjen e ndodhur para disa vitesh në Belgjikë. Pavarësisht se Marinaj u shpall i pafajshëm, siç duket organi i akuzës nuk e ka lënë me kaq këtë çështje.

Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.
 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.