AKTUALITET

Rekord akuzash/ Ja kush është vrasësi i shumëkërkuari i arrestuar në Vlorë

19:35 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Policia e Vlorës ka arrestuar sot Klejvis Gjatari, i akuzuar për një sërë veprash penale, si vrasje, plagosje, pengmarrje, armëmbajtje pa leje etj.  Ndalimi i 30-vjeçarit u bë në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Ky person konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa është autor i shumë ngjarjeve. Nga hetimet e kryera, për shkak të probleme me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, ky shtetas ka përdorur disa gjeneralitete të tjera si: Erion Gjatari, Eri Gjata, Erion Sual.

Veprat penale të Gjatarit

– Në shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg. (Vend në të cilin vuante dënimin për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

– Në maj të vitit 2016, është autor i ngjarjes së ndodhur në “Plazhin e Ri”, ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri.

(Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”).

– Në tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M. (“Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”).

– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i ftohtë”, ku në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M., automjetin tip “Audi”, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit.

(Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”).

– Në dhjetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F., automjetin tip “Benz” në pronësi të këtij të fundit. (“Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”).

-Gjithashtu, ky shtetas figuron person me precedent kriminal dhe penal në shtetin italian, për veprën penale të “Vrasjes”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.