Mbrëmjen e djeshme u raportua se djali i një deputeti shqiptar ishte arrestuar dhe dënuar në Britaninë e Madhe për trafik kokaine.
Sot u mësua se bëhet fjalë për Amarildo Fufin 25 vjeç, djali i deputetit Mhill Fufi i cili u përjashtua muaj më parë nga Partia Demokratike.
Sipas policisë britanike, 25-vjeçari ishte koka e grupit që merrej me trafikun e kokainës. Sasia e drogës që iu sekuestrua arrinte në shifrën e dy milionë Paund.
Nga fotot që ka postuar vetë Amarildo, shihet një luks i madh që e rrethon. 25-vjeçari ka pasion makinat e shtrenjta, ndërsa në klube nuk kursen.
Shfaq Komentet (0)