![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka arritur të fitojë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, në zgjedhjet e mbajtura sot në Kongresin e 41-të, punimet e të cilit po zhvillohen në Helsinki të Finlandës.
Numri 1 i futbollit shqiptar mori 25 vota nga 55 anëtarë që votuan, duke u renditur në vendin e 9 në garën për 8 vende. Në garë u futën 13 kandidatë, por 2 prej tyre u tërhoqën përpara votimit, duke e bërë më të thjeshtë garën për presidentin e FSHF-së, e cila në fund gjithsesi u humb.
Kandidati i renditur në vendin e 8, pra fituesi i fundit në këtë garë, ishte turku Servet Jardëmxhë, i cili grumbulloi 34 vota, 9 më shumë se Duka.
Kongresi i UEFA-s gjatë punimeve të sotme miratoi edhe vendimet që si presidenti i kësaj organizate, ashtu edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të mos shërbenin më shumë se tre mandate në këto poste të zgjedhura. Njëkohësisht, pjesëtarët e Ekzekutivit, duhej të mbanin post drejtues aktiv në Federatën përkatëse, në mënyrë që të ishin të përfshirë në realitetin e futbollit.