Intervista

Aleksandër Vuçiç flet si president: Ëndrra ime, tregu i përbashkët Jugosllavi-Shqipëri

13:00 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka evokuar ekonominë dhe sindikatat e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”,  Vuçiç tha se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, atëherë do të bëhet një treg prej 20 milionë njerëzish, gjë që është shumë e rëndësishme sepse ata mund të tërheqin shumë investitorë, shkruan gazeta Metro.

Kur u pyet nëse ai dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vuçiç ka thënë se ky projekt do të ishte në fakt një “ish-Jugosllavi plus Shqipërinë”.

“Kjo është një ide politike duke mos komprometuar sovranitetin e këtyre vendeve. Thjesht, do të rrisë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%. Kjo nuk është e mjaftueshme” tha Vuçiç ndër të tjera.

Vuçiç gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito-n duke thënë: Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete,  kjo është një gjë që kemi nevojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.