![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një gjeneral i Assad është piloti, i cili kreu sulmin me gaz sarin, ku mbetën të vdekur 90 civilë sirianë, mes tyre dhe shumë fëmijë
Mohammed Hasouri, një komandant i ushtrisë së Assad, u fotografua teksa gëzohej për sulmin e bërë një javë më parë.
Një deputet sirian postoi një foto në rrjetet sociale të gjeneralit Hasouri, i cili i jepte dorën gjeneralit Ali Abdullah, shefit të stafit të gjeneralëve të ushtrisë siriane.
Thuhet se deputeti përdori një emër të rremë të gjeneralit për ta mbrojtur atë, por fotot e mëparshme vërtetojnë që është gjenerali që sulme kimike ka zhvilluar edhe më parë.
Megjithatë, regjimi i Assad mohon akuzat se qëndrojnë ata pas sulmeve kimike që vranë qytetarët sirianë dhe se kishin bombarduar një depo armësh të ushtarëve xhihadistë.