Intervista

Video/ Rrëfimi tronditës, minorenia: Shtatzënë që 12-vjeç, tani foshnja ime…

19:15 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një histori tronditëse po rrëfehet në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një 14-vjeçare që ngel shtatzënë vetëm 12 vjeçe dhe sot rrit një vajzë me probleme të mëdha shëndetësore, të ardhur në jetë si fryt i një lidhjeje me një djalë që e njohu në rrjetet sociale.

Të duket fiks si për një skenar filmi, por është një realitet i hidhur i një vajze që lindi në shkurt të 2003.

Stafi i emisionit, për shkak të moshës së saj të vogël nuk e bën publike emrin e vajzës së mitur, që sot rrëfen në studio problemet e saj që nga njohja me babain e vajzës, ikja nga shtëpia për të jetuar dashurinë më të, shtatzëninë, lindjen e vajzës, dhunën e ‘burrit’ 16-vjeçar dhe varfërinë ekstreme…

Dy vjet më parë, kur ajo vetëm 12 vjeç mori vesh lajmin që brenda saj po rritej një krijesë dhe as nuk e kuptonte se vetëm pas 9 muajve do të bëhej nënë. Ajo vazhdonte të luante vetë me kukulla, ndërsa po sillte në jetë një fëmijë.

Studionte në klasën e 7 dhe ishte një nxënëse ekselence, kur u njoh me 16-vjeçar me anë të rrjeteve sociale dhe pas disa ditësh takohet me personin në fjalë.

Nëna zbulon këtë lidhje sekrete siç dhe vajza e quan dhe nga frika 12-vjeçarja ikën nga shtëpia dhe strehohet në banesën e djalit.

Policia arriti të gjejë vendndodhjen, ku fillimisht nuk u mor asnjë masë pasi ishin të vegjël. Mirëpo  vajza, pasi u rikthye në shtëpi nuk qëndroi gjatë dhe ia mbathi sërish duke i kërkuar djalit të jetonin të dy sepse e dashuronte. 12 vjeç e pak muaj martohet dhe vajza me inicialet B.O ngelet shtatzënë. Sot është 14 vjeçe dhe  vajzën e saj e ka 9 muajshe.

Mirëpo historia e saj e dhimbshme vazhdon. Babi i vajzës jo vetëm që nuk u kujdes për të dyja, por e dhunoi duke e detyruar në njëfarë mënyre që ajo të ikte tek prindërit e saj. Dhe aktualisht ajo jeton tek prindërit me vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë më 17 qershor te 2016, me probleme të rënda shëndetësore në zemër dhe me sindromën Down.

Ajo jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Por hallet nuk kanë fund për 14-vjeçaren. Vajzës së saj 9 muajshe nuk i ka ngelur shumë jetë, pasi i duhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Historia e 14-vjeçares është e dhimbshme, ajo ka nevojë për ndihmë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.