![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shkatërrohet nga policia italiane një bande kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, kokainës dhe marijuanës. Gjashtë shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një aksioni anti-drogë që rezultoi me arrestimin e 33 personave. Në pranga janë vënë 33 persona, mes të cilëve 27 janë italianë dhe 6 shqiptarë.
Operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese shkruan La Repubblica. Karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milioni euro para cash.
Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës. Policia fqinje po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në bandë.