Kryesore

I sekuestrojnë pasurinë, reagon Alfred Peza: Po hetohem si gazetar jo si deputet

15:40 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas vendimit të gjykatës për të sekuestruar pasurinë e bashkëshortes së deputetit të Partisë Socialiste ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza. Në një prononcim për mediat, Peza u shpreh se ky hetim është i paprecedent.

“Unë po hetohem si gazetar e jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem për politikanin Alfred Peza, por në këto kushte organi i prokurorisë është duke hetuar se si e ka vënë pasurinë një gazetar. Kjo është e paprecedent. Këto që po hetohen sot mund të ishin hetuar që në dhjetorin e 2012. Në një vend si Shqipëria, prokuroria më heton mua e jo persona që kanë pasuri më të mëdha se unë.

Nuk kam pasur asnjë post publik dhe nuk kam fituar asnjë lek nga paratë publike. Nuk do të dëshiroja që të komentoja qëllime dhe shkaqe që prokuroria e ka nisur dhe vazhdon këtë procedurë”, është shprehu Peza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.