Kryesore

Rama: Vendi nuk mbetet pa president, koalicioni do vazhdojë (dhe një kunj për LSI)

18:59 - 19.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“18 qershori nuk diskutohet. Vendi s’do mbetet pa president, mos kini merak. Koalicioni do vijojë të qeverisë, të jeni të bindur për këtë”. Ky ishte thelbi i deklaratës së Edi Ramës në përfundim të seancës 5-minutëshe të Kuvendit për presidentin e ri. Ai shpjegoi se votat janë, por koalicioni i majtë ka vendosur të presë që edhe opozita të jetë e përfshirë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Pavarësisht se konfirmoi koalicionin, Rama nuk la pa hedhur një kunj për LSI-në.

“Ne presim ata që janë në çadër dhe ata që bashkë me ta janë ngujuar në çadrën e frikës nga drejtësia”, tha Rama.

Ndërkohë, Kuvendi dogji sot raundin e parë të votimit për presidentin e Republikës pasi nuk pati asnjë kandidaturë zyrtare për këtë post. LSI-ja ka kërkuar që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me konsensus. PS-ja ka deklaruar që do ta zgjedhë koalicioni, ndërkohë që PD-ja vazhdon bojkotin dhe nuk do të bëhet pjesë e procesit.

Në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.