Edi Rama i ka dërguar një letër një letër kryeprokurorit për të verifikuar të gjithë grupin e tij parlamentar. Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë.
Në letrën dërguar Lallës, kryeministri shprehet se pret të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër, raporton Top Channel.
Do të jetë kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, që do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës.