Kryesore

Video/ Pamjet nga paraburgimi i Vlorës, disa të plagosur nga zjarri i qëllimshëm

21:49 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Flakët e zjarrit kanë përfshirë ambientet e paraburgimit në Policinë e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:30.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar 4 persona, për shkak të asfiksisë.

Fillimisht zjarri i është vendosur dyshekëve në dhomat paraburgimit. Është dashur ndërhyrhja e forcave të shumta zjarrfikëse për të neutralizuar flakët. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë kujdesin mjekësor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e organizuar nga disa të paraburgosur.

Sipas burimeve zyrtare pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Policia e burgjeve ka bërë izolimin e personave të përfshirë në konflikt.

Por pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste u kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.

Menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve. Zyrtarisht thuhet se pas largimit të zjarrfikëseve situata në Burgun e Vlorës është e normalizuar.

Flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe një pjesë të katit të tretë. Të njëjtat burime thanë se ka pasur edhe tentativa për pengmarrje të forcave të sigurisë në burg, por kjo ende nuk konfirmohet zyrtarisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.