BLUETOOTH

Adelina Tahiri, në një lidhje të re – Kush është djali që jeton në SHBA?

12:25 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





“Nuk dua meshkuj, jam e dashuruar me veten”, kështu ka deklaruar pak kohë më parë Adelina Tahiri kur është pyetur nëse ka ndonjë romancë të re në jetën e saj. Por, kohëve të fundit duket se këngëtarja nga Shkupi ka ndryshuar mendim. Adelina thuhet për ‘GSH’ se ka nisur një romancë të re. Ndonëse janë ende në hapat e para të lidhjes, njerëz pranë këngëtares tregojnë për “Bluetooth” se djali që i ka fituar zemrën Adelinës jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka edhe një biznes të vetin.  Djaloshi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur e surprizon me dhurata këngëtaren, e cila së fundi ka udhëtuar drejt Nju Jorkut për ta takuar. Nuk dihet se si do të shkojnë gjërat mes tyre, megjithatë Adelina shquhet si një person mjaft i rezervuar për jetën private dhe nuk do ishte çudi që të na duhej shumë kohë për të zbuluar fytyrën e djaloshit që e ka bërë për vete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.