BLUETOOTH

Zbulohet i dashuri që Sidrita ka lënë jashtë shtëpisë së “Big Brother”

12:15 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enida HIMAJ

Loja e çifteve në shtëpinë e “Big Brother” javë pas jave po bëhet edhe më interesante. Banorët që kanë hyrë si çifte të konsoliduara kanë shfaqur tashmë krisjet e para në shtëpi, por edhe çiftet e krijuara rishtazi duket se po kalojnë problemet e para. Ervini dhe Sidrita nga shtëpia e beqarëve kaluan si dy të dashuruar tek shtëpia e çifteve. Por, ditët e arta nuk po zgjasin shumë. Problemet kanë nisur për këtë dyshe, kur Sidrita deklaroi se jashtë kishte lënë një marrëdhënie. Në një bisedë me Armelën, Sidrita tregon se ishte ish-i dashuri i saj, ai që aplikoi për të që të futej në shtëpinë e “Big Brother” dhe këtë gjë ia kishte thënë edhe Ervinit. “Kam pasur një të dashur jashtë, ai aplikoi që unë të futesha në ‘Big Brother’. ‘GSH’ – Ervini e di se i thashë që në fillim dhe ju bë qejfi që u tregova e hapur”, thotë Sidrita. Por, duket se Ervini nuk e ka pritur edhe aq mirë sa Sidrita ka thënë.  “Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, padashur e të bëhet jeta telenovelë”, shprehet Ervini, ndërsa ndodhet në oborr me Xhenin dhe Benardin. E ndërsa ata e pyesin nëse e ka për Sidritën, ai përgjigjet: “Nuk e di përfundimin. Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë. Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon për personin që ka lënë jashtë, duke shtuar: “E kam marrë vesh prapa, e kap me gjërat që më thuhen, me gjërat që konsumohen”. Megjithatë “Bluetooth”, ka mundur të mësojë se Sidrita dhe partneri për të cilin ajo ka folur në “Big Brother” kanë pasur një lidhje të konsoliduar së bashku. Djaloshi në fjalë ka njohje me persona me influencë në ‘showbizz’-in shqiptar dhe jo vetëm. Udhëtimet e të dyve në Kosovë për punë kanë qenë të shpeshta. I dashuri i Sidritës e ka ndjekur hap pas hapi karrierën e saj, duke qenë mjaft i interesuar për të. Bëhet me dije se raportet mes tyre nuk janë shkëputur totalisht, pasi çifti ka vijuar të komunikojë, qoftë edhe si miq të mirë. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë kjo marrëdhënie e ngrirë, kur Sidrita të lërë shtëpinë e “Big Brother”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.