Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ndalet me batutat e tij gjatë shpërndarjes së legalizimeve falas në Finiq. Kështu, njëra prej përfitueseve i tha kryeministrit se burri i kishte ikur në çadrën e PD-së, turn i tretë.
Në këtë moment, ajo ia mori lejen e legalizimit nga dora kryeministrit.
Kaq iu desh Ramës që të tregohej ‘i sinqertë’ dhe t’i thoshte gruas se i shoqi me siguri kishte ikur në çadër për të shpëtuar prej saj.
Ja dialogu
Rama: Valentina Lefter Cakuli. Ti ke lidhje me Filipin më duket. Ty do të ta japë lejen Kostandina. Hajde jepi lejen Valentinës.
Valentina: Kam burrin xheloz prandaj.
Rama: Ke burrin xheloz? Më mirë akoma. Hajde jepi lejen. Prit moj mos ma merr nga dora kështu. Burri nuk paska faj, ti qenke ‘o Zot’. Jepi lejen.
Valentina: Burrin e kam shumë të vështirë.
Rama: E paske vënë në rreth ti burrin.
Valentina: E kam në çadër burrin.
Rama: Është në çadër burri?
Valentina: Turn i tretë.
Rama: Rëndësi ka që je ti këtu, ai le të rrijë atje. Çfarë na duhet burri ne, na duhesh ti. Ç’heq burri i shkretë. Ai ka vajtur në çadër që të ikë nga kjo. Paska vajtur në çadër me Vangjelin.