Kryesore

Ironia e Ramës, i kërkon ndihmë Kishës: Vetëm ju mund ta sillni Vangjel Dulen në rrugën e Zotit

11:45 - 23.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Finiqi, ku po shpërndan leje legalizimi, e ka nisur fjalën e tij me batuta përpara qytetarëve ku ka edhe minoritet grek.

Ai i ka përshëndetur ata me humor në greqisht, “Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”, – pohoi Rama me humor, duke shkaktuar dhe të qeshura mes të pranishmëve.

Duke marrë në dorë fletët e legalizimeve për t’ua dhënë qytetarëve është shprehur se nuk duhet t’u duket gjë e çuditshme që një kryeministër po i shpërndan lejet.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, duke shkëmbyer batutat me qytetarët ka ironizuar dhe Vangjel Dulen.

“Vetingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ça bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Vetëm ju të Kishës mund ta sillni në rrugën e zotit”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.