Partia Demokratike ashtu siç ka paralajmëruar ka nisur sot protestën 60 minutëshe me bllokim rrugës ne disa akse kryesore te vendit nga Veriu ne Jug.
Partia Demokratike ka nisur filmimin e të gjithë protestës në zonën e sheshit “Shqiponja”.
Ajo çka vihet re edhe nga fotot është se një dron është ngritur dhe po filmon protestën.
Në orën 11:00, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Aurela, i është bashkuar protestës te sheshi “Shqiponja”.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1326749300707357/
Grumbullimet, deputetët përgjegjës
Arben Ristani do të jetë në krye të protestës te rotonda e Plugut në Lushnje;
Edmond Spaho në Bradashesh;
Aldo Bumçi është caktuar në Milot;
Edi Paloka te Sheshi “Shqiponja”, zonë ku do të jetë edhe kryedemokrati Basha në orën 11:00.
Flamur Noka do të drejtoje protestën me bllokim rruge në zonën e Shkollës Teknologjike në Tiranë.
AKSET KOMBËTARE QË DO BLLOKOHEN
Rrethrrotullimi te Metalurgjiku në Elbasan.
Tuneli Tiranë-Elbasan.
Rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë.
Superstrada Tiranë-Shkodër
(Rrethrrotullimi i Milotit).
Rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Bllokim i rrugës te Shkolla Teknologjike në Tiranë.