Vihen në pranga 6 greke dhe 2 shqiptarë gjatë një operacioni të policisë greke, duke goditur kështu një grup kriminal në vendin e quajtur Mesinia.
Grupi kishte gati 7 muaj qe kishte trafikuar 1.5 kg heroinë dhe 25 kg marijuanë duke fituar 100 mijë euro.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 32 dhe 40 vjeç. Gjatë operacionit u sekuestruan 6 kg 946 gram marijuanë, 48.3 gram heroinë, 5630 euro dhe një makinë.
Policia po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.
Shfaq Komentet (0)