Kryesore

Rama i shkon Metës në zyrë, sot raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit

09:30 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për më shumë se 30 minuta ka qëndruar me kreun e Parlamentit, Ilir Meta. Mendohet se një pikë e diskutimit ka qenë çështja e presidentit, ku vijon të mos ketë asnjë emër.

Pas para nisjes së seancës së sotme plenare dhe raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri Rama ka hyrë në zyrën e Metës te Kryesia e Kuvendit paraditen e sotme, në kuadër të diskutimeve për raundin e tretë për kreu e ri të shtetit, për të cilin edhe këtë radhë nuk ka emra.

Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.

Palët ende nuk kanë një emër konkret dhe pse vullneti është shprehur që emri të jetë sa më konsensual dhe i gjithëpranuar.

Sot parashikohet të mbahet raundi i 3-të për zgjedhjen e tij, edhe pse pritet që të digjet ashtu si dy raundet e para. Me djegien e këtij raundi digjet dhe detyra kushtetuese për ta zgjedhur presidentin me 84 vota.

Megjithatë, Vasilika Hysi ka deklaruar dje se Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet sot në orën 13:00 për të pritur kandidaturat e mundshme dhe nëse ka ato pritet të votohen në orën 15:00 në seancën e dytë të Kuvendit, i cili pritet të mblidhet dy herë sot për votimin e pr/ligjeve, dhe për raundin e tretë të Presidentit.

Po dje në mbrëmje, në përfundim të takimit ndërpartiak, kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se Presidenti pritet të zgjidhet brenda kësaj legjislature, madje shtoi se mund të jetë dhe sot, nëse palët arrijnë të gjejnë një kandidat konsensual.

Raundi i III
Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës.

Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash.

Ndërkohë, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nëse kandidati për President në raundin e katërt nuk merr tre të pestat e votave, atëherë ai mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 votat e shumicës në Parlament

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.