Kryesore

Ruçi “shpërthen” ndaj Metës: PS i ka 71 vota. Voto presidentin ose zgjedhje të reja!

15:22 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi ka “shpërthyer” sot në një fjalim të fortë ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“…Ka kufi kjo punë zoti kryetar i Kuvendit. 1 milionë njerëz që na kanë votuar po na mban peng një çadër.

Unë ju kujtoj se ne si Parti Socialiste, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në. Mos na detyroni të ushtrojmë forcën e numrave. Ka patur raste keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë. Ju kërkoj të reflektoni. Mos ta mbyllim Kuvendin me dështim vetëm për hir të çadrës.

Ose ta zgjedhim nesër ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Ruçi.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.